
Merkatot vijuese pritet të jenë tepër përcaktuese për të ardhmen e ekipeve të elitës.
Një ndër protagonistët e saj parashikohet të jetë Manchester United, shumë potent në aspektin ekonomik por fatkeqësisht është distancuar ndjeshëm nga titujt në vitet e fundit.
Për Erik Ten Hagun është një situatë e sikletshme, duke qenë se është në presion të vazhdueshëm për arritjen e rezultateve pozitive.
Hollandezi i ka kërkuar medoemos drejtuesve të bëjnë përpjekjet maksimale për të transferuar elementët e duhur në ‘’ Old Trafford ‘’, me objektivin e finalizimit njëherë e mirë të kësaj etape me shumë ulje-ngritje.
Javi Guerra i Valencias konsiderohet një forcë e shtuar në repartin e mesfushës, i cili premton për të ardhmen.
Preçizioni në lidhje me pasimet dhe të qënit tejet efektiv në aspektin taktik janë dy aspekte që e kanë impresionuar ishi-n e Ajaxit dhe nëse i referohemi spanjollëve sigurisht drejtuesit kanë filluar të shqetësohen sepse janë të ndërgjegjshëm se kemi të bëjmë me një ndër klubet më të pasur të globit.
Vazhdimësia në këtë nivel është një prioritet për 21 vjeçarin dhe nëse do të rezultojë kështu, ndoshta largimi nga ‘’ Mestalla ‘’ do të jetë i pashmangshëm sepse një ekip si 20 herë kampionët e Premier Leagues është vështirë ta refuzosh.



