Chelsea hap thesin për Leaon

Chelsea hap thesin për Leaon

Si në shumë merkato të tjera , Premier League vijon të kryesojë në lidhje me transferimet .

Shifrat bombastike  mund të rriten në mënyrë të konsiderueshme në kohën e mbetur dhe protagonisti i rradhës mund të jetë Chelsea .

Miliarderi Todd Boehly ka hapur thesin duke ofruar 120 milionë euro për sulmuesin Rafael Leao , sipas ‘ La Gazzetta dello Sport ‘’.  

‘’ Blutë e Londrës ‘’ kanë investuar fuqishëm me transferimin e Marc Cucurellas dhe Raheem Sterling në ‘’ Stamford Bridge ‘’ por në fokus vijojnë të mbeten edhe Frenkie De Jong dhe Wesley Fofana i Leicester City-t , pa harruar as Anthony Gordon , sulmues që performon tek Evertoni.

Potenciali ekonomik i kryeqytetasve lë vend natyrisht për entuziazëm dhe duke ditur që 23 vjeçari është një ndër talentët e kontinentit të vjetër , anglezët do të mundohen ti bindin kuqezinjtë pavarësisht se konsiderohet një ndër nxënësit më shembullorë të Stefano Piolit.  

Tek Chelsea Rafael Leao mund të gjejë një ambjent tejet komod dhe sigurisht do të ishte i favorizuar në lidhje me të ardhmen sepse e kaluara e ndihmon shumë ekipin e Thomas Tuchel , periudhë në të cilën arritën të ngrinin për të dytën herë trofeun e Champions Leagues .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy