
Dihet se Alessandro Bastoni vijon të jetë një ndër referentët në prapavijën e Interit.
Italiani ndër vite është pretenduar nga ekipe të elitës në kontinentin e vjetër, kryesisht nga Manchester City, Real Madridi dhe Barcelona.
Drejtuesit e Interit e kanë analizuar situatën e ishi-t të Parmas i cili është shumë i rëndësishëm në 11-shen e trainerit Cristian Chivu.
Për këtë arsye në orët e fundit i kanë refuzuar ‘’ Los Cules ‘’ për të mos i prishur ekuilibrat në mbrojtje.
Oferta prej 50 milionë eurosh plus 15 të tjera si bonuse e ka marrë përgjigjen nga presidenti Giuseppe Marotta i cili është koshient për vlerat e Alessandro Bastonit dhe influencën në formacionin titullar.
Edhe pse bëhet fjalë për ekipe me peshë në kampionatet respektive dhe më gjerë drejtuesit e Interit pretendojnë rreth 80 milionë euro për ti nisur negociatat.
Sigurisht kjo shifër është në sajë të kontributit të dhënë nga Alessandro Bastoni gjatë shtatë sezoneve tek zikaltërit.
Eshtë një situatë e ndërlikuar duke marrë parasysh edhe limitet e ‘’ Blaugranëve ‘’ në aspektin ekonomik dhe pretendimit nga ana tjetër të gjigandëve të Serisë A.
Referuar sezonit aktual në 12 sfida ka arritur edhe të gjejë në një rast rrugën e rrjetës, gjatë të cilave e ka treguar se mbetet një ndër më të spikaturit në pozicionin ku aktivizohet.



