
Siç dihet Neymar Junior konsiderohet një ndër lojtarët më të rëndësishëm të Paris St Germain, i cili ka formuar një ndër treshet më të rrezikshme në kontinentin e vjetër me Kylian Mbappen dhe Lionel Messin.
Në të kaluarën u përfol për një rikthim të mundshëm tek Barcelona por me kalimin e kohës baraziliani i ka qartësuar idetë dhe sipas ‘ The Telegraph ‘ ka deklaruar se dëshiron të tërhiqet nga futbolli tek Paris St Germain .
Kontrata e ish-t të Santosit mbetet në fuqi deri në 2027-tën dhe ky i fundit synon ta respektojë atë, edhe pse e ardhmja e Mbappes dhe Lionel Messit në ‘’ Parque de Prince ‘’ vijon të jetë e paqartë .
Dëmtimet e njëpasnjëshme dhe sidomos paga e lartë e 31 vjeçarit nuk i garantojnë asgjë pretendentëve të Neymar Juniorit, i cili gjatë eksperiencës tek kampionët në fuqi të Ligue 1 nuk është aktivizuar në 90 sfida dhe ka qëndruar 500 ditë larg fushave të blerta, shtuar edhe 20 dëmtime në total.
Megjithatë drejtuesit e kryeqytetasve besojnë tek aftësitë e ‘’ Ney ‘’ , transferimi i të cilit u konsiderua më i shtrenjti në historinë e francezëve .
Gjithsesi ylli i ‘’ Seleçaos ‘’ mbetet një ikonë tek Paris St Germain, skuadër që prej shumë sezonesh konsiderohet kandidate potenciale për fitimin e Champions Leagues, objektiv për të cilin nuk do të ndalet së luftuari .



