
Myrto Uzuni vazhdon të shkëlqejë në Hungari, aty ku aktivizohet me skuadrën e Ferencavros. Këta të fundit fituan ditën e sotme në kampionat me rezultatin 4-0 ndaj Kisvarda, në një ndeshje ku protagonist ishte edhe Uzuni.
Sulmuesi beratas, ia doli të realizojë dopietë golash, në minutat 70 dhe 90.
Shqiptari tregon edhe njëherë se është duke kaluar një moment shumë të mirë dhe vjen në Kombëtare për ndeshjet e nëntorit tejet i motivuar.



