Atletico synon Hector Bellerin

Atletico synon Hector Bellerin

 Merkatoja verore pa dyshim është marshi i fundit drejt sezonit të ri në të cilën skuadrat e çdo kategorie do të tregojnë forcat .  Pa dyshim protagonizmin më të madh do ta kenë të mëdhatë sepse do të kenë nga mbrapa presionin e mbrojtjes së titujve të fituar . Një prej tyre është Atletico Madridi që ka thyer çdo parashikim në La Liga duke  nxjerrë nga shinat e suksesit Barcelonën dhe Real Madridin .  Një pjesë e madhe e kësaj arritje  i takon trainerit Diego Simeone që në pak vite e ka  shëndërruar institucionin e ‘’ Los Colchoneros ‘’ në një ndër më brilantët e kontinentit të vjetër  . Uria e pakufijshme për sukses dhe analiza e detajuar e çdo aspekti i dha shansin argjentinasit të shijojë kampionatin e dytë me kryeqytetasit .

  Koha e ka treguar se çdo gjë ka funksionuar siç duhet  për  ‘’ El Cholon “ sepse edhe në momentet më të vështira ka ditur të jetë i duruar dhe e meriton plotësisht stadin në të cilin ka arritur .  Por beteja e tij sapo ka filluar sepse kërkon të mos ndalet me kaq dhe i mbetet edhe një çështje thelbësore  për të zgjidhur .  Janë transferimet që do të zbarkojnë në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ të cilat do ti shërbejnë organikës së Atleticos për të mbrojtur titullin e fituar me kaq mund dhe djersë dhe pse jo befasimin në Champions League . 

Me  Sime Vrsalkjon e dëmtuar   sipas Marcas 51 vjeçari ka planifikuar nisjen e tratativës për Hector Bellerin  për ti krijuar një alternativë të përshtatshme anglezit Kieran Trippier . Sipas Marcas për spanjollin mendohet një shkëmbim  por momentalisht Atletico Madridi nuk ka deklaruar  se kë lojtar do të sakrifikojë .   I detyruar nga këto problematika , ‘’ El Cholo ‘’  i ka besuar  Yannick Carrascos dhe Marcos Llorentes duke i nxjerrë  jashtë pozicionit natural ,  taktikë e cila i ka rezultuar efikase argjentinasit sepse ka vënë diktatin në La Liga pas disa sezonesh.

Rënia drastike e Arsenalit ndoshta do ta impulsojë  mbrojtësin 26 vjeçar të ndërrojë Londrën me Madridin  ku do ti hapeshin dyert për fillimin e një eksperience  tepër kompetitive për vetë faktin e karakteristikave të këtij klubi.   Me ‘’ Topchinjtë ‘’ mbrojtësi i lindur në Barcelonë e ka mbyllur sezonin me 35 ndeshje të luajtura dhe 1 gol.

 

     

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

            

 

     

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

            

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

            

 

 

 

 

 

 

 

 

 

            

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy