Tahiri: Nuk do ketë një ekip që të vrasë kampionatin në Superiore

Tahiri: Nuk do ketë një ekip që të vrasë kampionatin në Superiore

Ish-futbollisti, Ermal Tahiri, duke folur për situatën në Superiore, deklaroi se ky është kampionati i gabimeve, referuar hapave fals të skuadrave.

Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Tahiri deklaroi se mendon se deri në fund nuk do ketë një ekip që të vrasë kampionatin.

Të gjitha ekipet kanë gabuar, nga fillimi në fund. Është kampionati i gabimeve të skuadrave. Lojtarët që janë marrë, nuk janë te pjesa e ekipit që të shkëputet dhe të vrasë kampionatin. Partizani me një fitore në pesë ndeshjet e fundit dhe është kandidat për titullin kampionat. Nuk është shkëputur asnjë skuadër.

Vllaznia është po ashtu me oshilacione. Është një kampionat shumë i ngjeshur dhe kështu do të shkojë deri në fund. Nuk mendoj se do të ketë një ekip që do të vrasë kampionatin. Të gjitha ekipet kanë probleme. Kush do ketë më pak gabime, do të dalë kampion. Sa më shumë të rriten ekipet nga mbrapa, aq më shumë shtohet presioni i ekipeve përpara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy