Basketbolli/ Bushati: Shqipëria me brez të artë, por kemi vetëm një pallat sporti për ndeshjet ndërkombëtare! 

Basketbolli/ Bushati: Shqipëria me brez të artë, por kemi vetëm një pallat sporti për ndeshjet ndërkombëtare! 

Franko Bushati, sekretari i përgjithshëm i FSHB, tha se së shpejti do shohim një brez të artë basketbollistësh që prej vitesh s’e ka pasur Shqipëria.

Duke folur në “Mcn Informacion” ai theksoi se basketbolli ka nevojë për mbështetje nga qeveria në infrastrukturë, pasi kemi vetëm një pallat sporti.

Po ashtu ai theksoi se Shqipërisë i duhet ligji për sponsorizimin. 

Me ndeshjen në Austri të dielën mbyllëm një cikël që kemi nisur në qershor. Kemi arritur një numër fitoresh rekord për basketbollin tonë. Synimet tona janë që kjo fitore të jetë sa më shumë normalitet. Është një ekip komplet i rinovuar. Do kemi delegacionin nga FIBA për te organizuar dy europiane të tjera. Jam i sigurt që çdo gjë e re, do guxim dhe kurajë. Në Europianin U18 që do zhvillohet në Tiranë do keni mundësinë të shihni një brez të artë që Shqipëria s’e ka pasur në këto vite. Miqtë në Kosovë e kanë buxhetin 20 herë më të madh se ne. Te moshat përqendrohemi më shumë dhe kërkojmë të bëjmë maksimumin. Moshat i japin të ardhme basketbollit tonë. Kemi nevojë për një mbështetje më të madhe nga ana e qeverisë. Për ndeshjen e kombëtares sonë kemi vetëm një pallat sporti për ndeshje ndërkombëtare. Patjetër infrastruktura lë për të dëshiruar. Jemi i vetmi shtet që akoma s’kemi ligjin e sponsorizimit dhe për bizneset private është pa interes të sponsorizojnë”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy