
Pavarësisht qëndrimit të Frenkie de Jong , tek Barcelona nuk përjashtohen largimet në vijimësi .
Një ndër të përfolurit në javët e fundit është Ter Stegen për të cilin shumë ekipe janë interesuar.
Kontrata e gjermanit mbetet në fuqi deri në 30 qershorin e 2025-sës por duke iu referuar pretendentëve cilësorë , ‘’ Los Cules ‘’ mund ta konsiderojnë shitjen e gardianit.
Kjo situatë i ka vënë në lëvizje drejtuesit e kuq e bluve të cilët po analizojnë tre alternativa për të mbushur boshllëkun që mund të lërë ishi i Borussia Monchengladbahut .
Kepa Arrizabalaga mbetet një ndër të preferuarit e Xavi Hernandezit. Spanjolli e ka humbur rivalitetin me Edouard Mendy tek Chelsea i cili nuk përfundoi duke luajtur tek Lazio pasi bardhekaltërit preferuan Luis Maximianon.
Objektivi i ishi-t të Athletic Bilbaos është transferimi tek një ekip që mund ti garantojë aktivizimin si titullar dhe ‘’ Camp Nou ‘’ mbetet një alternativë interesante për vijimin e karrierës .
Pas tij qëndron Keylor Navas. Pavarësisht se kosta rikani ishte pjesë e Real Madridit në të kaluarën , vlerësohet nga Xavi Hernandezi për shkak të eksperiencës prej shumë sezonesh në La Liga.
Në Paris 35 vjeçari nuk do ta kishte aspak të lehtë sidomos me ardhjen e Christophe Galtier , trainer që ka preferuar Gianluigi Donnarumman duke e shëndërruar automatikisht në opsionin B për portën e kampionëve në fuqi të Ligue 1.
Një fakt i tillë konsiderohet i papranueshëm për Keylor Navas i cili edhe pse drejt varjes së këpucëve në gozhdë ka treguar cilësi të jashtëzakonshme dhe jo më kot ka veshur fanellat e dy prej ekipeve më të fortë të arenës europiane në vitet e fundit.
Opsioni i tretë është Inaki Pena .
Huazimi tek Galatasaray i ka shërbyer për të fituar më shumë protagonizëm poshtë tre shtyllave dhe në Katalunjë po rikonsiderohet opsioni i rikthimit, tek një ekip që synon sukseset në vazhdimësi , nën drejtimin e ish fituesit të shumë titujve si me Barcelonën ashtu edhe me ‘’ La Furia Rojan ‘’ dhe njëkohësisht një legjende të ‘’ Blaugranëve ‘’ siç është Xavi Hernandez .



