Vllaznia mposht Tiranën në minutën e 97, Kukësi merr pikën e parë në Superligë

Vllaznia mposht Tiranën në minutën e 97, Kukësi merr pikën e parë në Superligë

Derbi i Shqipërisë mes Vllaznisë dhe Tiranës ka rezultuar dramtik për skuadrën bardheblu, kampione në fuqi, që është mposhtur 3-2. Pas ia kishte arritur të barazonte në dy raste, në minutën e 97 Tirana është ndëshkuar nga një ish-futbollist i saj, Ismail Dunga, që i dha fitoren e tretë Vllaznisë në po kaq ndeshje në sezon. Në këtë mënyrë trajneri Dede debuton me humbje në krye të pankinës bardheblu.

Në takimet tjera Teuta është ndalur në barazim pa gola me Kukësin, që merr pikën e parë në kampionat, ndërsa edhe Partizani nuk ka mundur të shkojë më shumë se 0-0 me Laçin në Elbasan Arena.

Ndërkohë në orën 13:45 Skënderbeu mori fitoren e parë për këtë sezon në Superligë duke mposhtur Bylisin 0-2. Në Ballsh të dy golat u realizuan në pjesën e dytë, ndërsa në Kamzë sfida mes Kastriotit dhe Apolonisë është mbyllur me shifrat 1-1. Të du golat u realizuan pas minutës së 80.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy