
Për trajnerin e Tiranës, Orges Shehi, janë shfaqur problemet, para ndeshjes me Vllazninë, për Superkupën e Shqipërisë.
Titullari i bardhebluve, Kristijan Tosevski, ka pësuar një dëmtim në stërvitje, duke sjellë panik te stafi.
Mbrojtësi i djathtë ka dëmtuar kaviljen dhe nuk është stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës. Nuk dihet ende koha e rikuperimit, por ekziston mundësia që të mungojë për ndeshjen me Vllazninë.



