Volejboll/ Shqipëria zhgënjen ndaj Rumanisë, kuqezinjtë mposhten 3-0 me sete

Volejboll/ Shqipëria zhgënjen ndaj Rumanisë, kuqezinjtë mposhten 3-0 me sete

Kombëtarja shqiptare e volejbollit ka mbyllur rrugëtimin në Ligën e Argjendtë, duke mos bërë dot në kualifikim historik për në “Final Four”.

Shqipëria është mposhtur nga Rumania 3-0 me sete. Kuqezinjtë kishin fituar 3 ndeshje në grup dhe në rast të një tjetër suksesi me Rumaninë, do ia dilnin të kualifikoheshin si të parët e grupit ose mund të shkonin më tej, nëse humbisnin dy sete.

Gjithsesi kombëtarja shqiptare, nuk arriti asnjë nga këto objektiva dhe u mposhtën 3-0 me sete. Rumania triumfoi 25-18 në setin e parë, 25-19 në setin e dytë dhe 25-22 në setin e tretë.

Përfundon këtu aventura e Shqipërisë në Ligën e Argjendtë, por duhet theksuar se djemtë kuqezi kanë bërë një paraqitje shumë të mirë në grup, duke iu afruar një kualifikimi historik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy