Bayerni ‘’ jo ‘’ largimit të Lewandowskit

Bayerni ‘’ jo ‘’ largimit të Lewandowskit

E ardhmja e Robert Lewandowskit është një nga temat kryesore të përditshmërisë së Bayern Munchenit.

Bavarezëve, duke ditur dëshirën e polakut në lidhje me provimin e një eksperience të re, nuk i ngelet gjë tjetër veçse të provojnë çdo mënyrë për t’ia ndërruar mendjen golashënuesit i cili me golat e tij ka evidentuar se është një garanci për ofensivën dhe një ndër më të mirët e kohës moderne .

Megjithatë plani i ishi-t të Borussia Dortmundit është përplasur fort me atë të gjermanëve të cilët kurrsesi s’mund të lejojnë një ‘’ dështim ‘’ të tillë sepse do të rrezikohej jo vetëm e ardhmja e ofensivës por e Bayern Munchen në tërësi.

Duke e parë çështjen në këtë plan, drejtori sportiv Hasan  Salihamidzic i ka thënë jo largimit nga ‘’ Allianz Arena ‘’ , të paktën gjatë kësaj vere :

“  Kontrata e Lewandowkit mbetet e vlefshme deri në 30 qershorin e 2023-shit dhe kemi të gjithë kohën në dispozicion për ti dhënë zgjidhjen e merituar kësaj çështje .  Pavarësisht se është lojtari më i paguar, kontributi  s’mund të harrohet dhe do të insistojmë për qëndrimin e tij “ , theksoi ish mesfushori.

Gjithsesi qëllimi i  ‘’ Lewas ‘’ është ndërrimi i destinacionit dhe emri i sulmuesit nga Varshava së fundmi është lidhur ngushtë me Barcelonën , ekip që pretendon të afrojë në gjirin e saj një ndër më produktivët në qarkullim dhe të shëndërrohet në atë kundërshtarin e disa viteve më përpara që s’njihte asnjë limit.

Vështirësia e kësaj çështje është e ndjeshme por pa dyshim tentativat e rekordmenëve të Bundesligës pritet të vijojnë të pandalura sepse përveç rëndësisë së 33 vjeçarit , duan të evitojnë fuqizimin e një rivali të mundshëm në të ardhmen në Champions League .

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy