Dede: Izraeli ishte i papërballueshëm, Reja duhet të gjejë zgjidhjen

Dede: Izraeli ishte i papërballueshëm, Reja duhet të gjejë zgjidhjen

Trajneri Nevil Dede, u shpreh se Shqipëria me humbjen ndaj Izraelit, tregoi se nuk përballon dot kaq shumë ndeshje.

Në emisionin “Skaner” në MCN TV, duke folur për lojën, Dede deklaroi se Reja duhet të gjejë zgjidhje dhe jo gjithë kohën të rrijë me një skemë.

Ne nuk dimë të sulmojmë. Sa energji shpenzojmë ne me këtë vendosje. A ka lidership kjo skuadra jonë apo jo?! Kam parë që skuadra jonë ndryshon çdo një vit. Izraeli kishte një avantazh ndaj nesh. Ishin me një trajner të rinj. Në pjesën e parë kishin pak frikë, ndërsa në pjesën e dytë ishin të papërballueshëm.

Liga e Kombeve na konfirmoi se ne nuk përballojmë dot kaq shumë ndeshje. Ne nuk kemi më sulmues anësor. Nëse i ke mundësitë për të luajtur me një vendosje, duhet të përshtatesh. Duhet të gjesh zgjidhjen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy