Barcelona gjen zëvëndësuesin e Piques 

Barcelona gjen zëvëndësuesin e Piques 

Gabimi kundër Interit sigurisht e ka vështirësuar të ardhmen e  Gerard Piques në ‘’ Camp Nou ‘’.  Për spanjollin duket se fundi i sezonit do të jetë piknisja e një sfide të re pavarësisht se kontrata i përfundon në 30 qershorin e 2024-tës.

Ish-kampioni i Europës dhe botës me ‘’ La Furia Rojan ‘’ është treguar realist duke evidentuar  se nëse do të konsiderohet  pengesë në ekipin e Xavi Hernandez , do të largohet nga katalanasit. Sipas ‘ Marcas ‘ , drejtuesit tashmë kanë nisur ofensivën për Inigo Martinezin e Athletic Bilbaos , emri i të cilit po merr rëndësi me kalimin e javëve dhe fakti i të qënit drejt përfundimit të kontratës me vaskët i jep shansin për të përforcuar prapavijën e  ‘’ Los Cules ‘’.

Në verën e kaluar Barcelona e përqëndroi më tepër vëmëndjen tek transferimi i Jules Koundes duke e lënë paksa mënjanë 31 vjeçarin por fatmirësisht Joan Laporta e finalizoi me sukses këtë operacion dhe do të kërkohet të bëhet e njëjta gjë edhe me Inigo Martinezin. Megjithatë , në sajë të kontributit të ishi-t të Manchester United , Barcelona asnjëherë nuk e ka anashkaluar qëndëmbrojtësin duke menduar për një të ardhme në pozicionin e një drejtuesi, një vlerësim të cilin Gerard Pique e ka mëse të merituar .  

Për yllin e ‘’ Los Rojiblancos ‘’  kalimi tek Barcelona thekson kalimin e viteve të mbetura tek një ekip elite pas një karriere të zhvilluar në Primera Division , fillimisht tek Real Sociedadi e më pas në ‘’ San Mames ‘’.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy