Abrashi bashkohet me grupin, te Shqipëria mungon vetëm Gjimshiti

Abrashi bashkohet me grupin, te Shqipëria mungon vetëm Gjimshiti

Kombëtarja shqiptare, vazhdon përgatitjet për ndeshjen e parë miqësore, në prag të Europianit, atë ndaj Lihtenshtejnit, që është programuar të luhet më 3 qershor.

Pas sulmuesit Taulant Seferi, me kuqezinjtë në Austri, u bashkua edhe mesfushori Amir Abrashi.

Mungesa e vetme, është ajo e mbrojtësit Berat Gjimshiti, që do të nisë grumbullimin, pas ndeshjes së fundit  me Atalantën.

Gjendja e grupit është e mirë dhe aktualisht nuk ka asnjë lojtar me probleme fizike. Kjo ishte seanca e fundit stërvitore para miqësores me Lihtenshtejnit që do të luhet më 3 qershor në stadiumin “Haladas” të Hungarisë, me kuqezinjtë që do të rikthehen sërish në bazën stërvitore pas kësaj sfide për të vijuar me përgatitjet.

Drupal Ad

 

 

 

Miqësorja e dytë e qershorit do të luhet në të njëjtin stadium më datë 7 qershor ndaj Azerbajxhanit dhe starton në ora 19:00. Pas kësaj ndeshjeje kombëtarja do të transferohet në Kaizerau, ku do të qëndrojë përgjatë gjithë Euro 2024.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy