Mirel Josa nuk është më trajner i Laçit. Klubi kurbinas ka njoftuar ditën e sotme shkarkimin e trajnerit kryeqytetas.
Humbja e fundit ndaj Partizanit në kampionat, ka rezultuar fatale për Josën, të cilit ditën e sotme i është komunikuar shkarkimi.
58-vjeçari qëndroi në stolin e kurbinasve për 6 muaj, ku arriti rezultatet shumë të mira, duke rivalizuar edhe Tiranën për titull për disa javë, por rezultatet e fundit kanë bërë që drejtuesit t’i njoftojnë shkarkimin.



