
Gjatë merkatove të fundit emri Victor Osimhen është përfolur shumë, sidomos tek ekipet e elitës.
Mirëpo rrjedha e ngjarjeve ndryshon shumë shpejt dhe në fakt për nigerianin flitet se do të transferohet në Arabinë Saudite.
Kur flitet për këtë ligë qartësisht të vinë në mendje pagat e majme, të cilat rezultojnë në të shumtat e rasteve mjaft tunduese për çdo lojtar.
Në krahasim me ofertën e Chelseat flitet se ishi i Lilles do të përfitojë më tepër, konkretisht 40 milionë euro në sezon, përgjatë katër sezoneve.
Sigurisht një mundësi e tillë nuk të vjen shumë herë gjatë karrierës dhe 25 vjeçari nga Lagos nuk ka ndërmend ta shpërdorojë.
Gjatë katër viteve tek ‘’ Il Partenopei ‘’ karriera e afrikanit ka ndryshuar katërciprisht, i cili është shëndërruar në një ndër sulmuesit në modë të Europës.
Nga një anë kuptohet se pagat e majme bëjnë diferencën por në tjetrën duhet evidentuar se kampionati i Arabisë Saudite është ndjeshëm inferior në aspektin cilësor me ato të Europës.
Kjo tendencë vijon në rritje, sidomos në vitet e fundit, fakt i konfirmuar me transferimin e shumë lojtarëve të cilët lanë gjurmë në të kaluarën në futbollin më kompetitiv të botës, si përshembull Cristiano Ronaldo apo Neymar Junior, ndër të tjerë.
Katër sezone në rradhët e ish kampionëve të Scudettos nxorrën në pah potencialin e Victor Osimhen në metrat e fundit, shumë i frikshëm për çdo rival, i cili kontriboi me 76 gola në 133 sfida për bardhekaltërit.



