
Nesër kryeqyteti do të vendosë përballë derby-t dy ekipet e futbollit shqiptar në kryeqytet: Tiranën dhe Partizanin.
Me organizimin e derby-t, Policia ka vendosur të marrë disa masa gjatë gjithë kohëzgjatjes së lojës dhe në orët përpara e pas përfundimit të takimit.
Bllokimi i perimetrit të stadiumit do të fillojë që prej orës 16:00, teksa ndeshja pritet të nisë në orën 19:45.
Disa akse do të jenë tërësisht të bllokuara.
Rruga përreth stadiumit “Lek Dukagjini”, rruga “Dervish Hima”, rruga “ Gjergj Filipi”, rruga “Papa Gjon Pali II”, nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri tek stadiumi “Air Albania” dhe bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga presidenca deri te sheshi “Nënë Tereza”.
Bllokim të pjesshëm, do të ketë ndërkaq për disa segmente ku pritet të kalojnë tifozeritë.
Itinerari i tifozëve të Tiranës:
Lëvizja e tifozëve të Tiranës do kryhet: Xhamllik – ura e Rrugës së Elbasanit – rruga “Pap Gjon Pali II” – Stadium; Pallati i Operas – Rruga e Elbasanit,– rruga “ Barjam Curri” – rruga “Pap Gjon Pali II” – stadium.
Itinerari i tifozëve të Tiranës:
Lëvizja e tifozëve të Partizanit: Kryqëzimi i rrugës “Muhamet Gjollesha” me rrugën “Artan Lenja”, përgjatë rrugës “Muhamet Gjollesha”, rruga “Sulejman Delvina”, rruga “Ibrahim Rugova” – sheshi para Gardës – rruga “Lek Dukagjini” – stadiumi.
Hyrja në stadiumi do të bëhet sipas të gjithë rregullave të aktiviteteve sportive. Sendet e palejuara fillojnë nga ato piroteknike tek shishet e zakonshme apo çadrat.
Në rast të prishjes së rendit publik, është njoftuar nga ana e Policisë se do të ketë ndërhyrje të menjëhershme. Këto do të ndodhin si brenda stadiumit, ashtu edhe në ambientet e jashtme.



