
Gjatë verës, u përfol shpesh për një largim të Igli Tares nga Lazio, aty ku mban rolin e drejtorit sportiv.
Gjithsesi sherri që përflitej në verë, duket se është sheshuar dhe tashmë shqiptarin e pret rinovimi me Lazion.
Presidenti i klubit italian, Claudio Lotito, është i lumtur me punën e Tares dhe i ka ofruar atij rinovimin e kontratës.
Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Tares i është ofruar një kontratë e re 3-vjeçare dhe palët kanë rënë dakord, me marrëveshjen që pritet të zyrtarizohet në ditët e ardhshme.



