Milan ndjek Jordan Larsson

Milan ndjek Jordan Larsson

Fuqizimi i sulmit mbetet një ndër prioritetet absolute të Milanit për sezonin e ardhshëm . Me një Zlatan Ibrahimovich në kilometrat e fundit të karrierës  dhe Rafael Leaon me një këmbë larg ‘’ San Siros ‘’ kuqezinvje si mbetet gjë tjetër veçse të kërkojnë përforcime.  

Sipas ' Calciomercatos ' italianët po vëzhgojnë Jordan Larsson , djalin i legjendës suedeze Henrik Larsson i cili ka bërë një paraqitje dinjitoze tek Spartaku Moskës  dhe Milani do të ketë përpara një duel të vështirë me Napolin dhe Fiorentinën për të firmosur me 24 vjeçarin .

Jordan Larsson është në hapat e babait të tij dhe ky fakt s’kishte si të anashkalohej nga kjo skuadër e cila ia përforcon figurën talentit nordik .  Pas rikthimit në Europë  , Milani e ka nisur shumë keq eksperiencën në Champions League , kompticion ku regjistron tre humbje rrjesht  dhe shpresat për të vijuar janë pothuajse të zeruara  .  

Një gjë e tillë nuk mund të thuhet për performancën në Serinë A sepse ruan me fanatizëm vendin e dytë duke mbajtur nën presion  Napolin .

Interesi i Milanit është  një mundësi ideale për ta lartësuar edhe një herë mbiemrin , ashtu siç bëri edhe babai i tij me skuadra si Manchester United , Barcelona , Celtic etj .  

Aktualisht  Jordan Larsson numëron  14 ndeshje me Spartakun e Moskës dhe niveli i lartë  ka krijuar një impakt pozitiv në sytë e Stefano Piolit duke e shëndërruar në një mundësi ideale për ti ardhur në ndihmë ofensivës .

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy