
Etrit Berisha rikthehet në Serie A, teksa në sezonin e ri do të luajë për skuadrën e Torinos. Portieri i Kombëtares pasi arriti marrëveshjen, ka nënshkruar ditën e sotme një kontratë 3-vjeçare me klubin torinez.
32-vjeçari rikthehet në Serie A, pas një sezoni, ku luajti me SPAL në Serie B, aty ku ishte një nga më të spikaturit. Drejtuesit e Torinos janë bindur nga paraqitjet që Berisha ka treguar në të kaluarën, por edhe në sezonin që sapo u mbyll dhe për këtë arsye e kanë zgjedhur si pasues të Salavatore Sirgiut.
Përveç se me SPAL, kujtojmë se Berisha në Serie A ka luajtur edhe me skuadrën e Lazio si dhe me Atalantën. Te Torino, portieri do të gjejë edhe dy shqiptarë të tjerë, si Samir Ujkani dhe Mërgim Vojvoda.



