Forbes rendit sportistët më të paguar në 2023, Ronaldo mund Messin

Forbes rendit sportistët më të paguar në 2023, Ronaldo mund Messin

Forbes ka përpiluar renditjen e sportistëve më të paguar në vitin 2023. Në krye të listës është Cristiano Ronaldo falë kontratës milionere me ekipin e tij të ri, Al-Nassr.

Dy lojtarë të tjerë Lionel Messi dhe Kylian Mbappe kompletojnë podiumin.

Në top 10 ka sportistë nga katër sporte të tjera, basketbolli, tenisi, golfi dhe boksi.

Renditja merr në konsideratë fitimet për aktivitetet sportive dhe ato jashtë fushës midis sponsorizimeve dhe të drejtave të imazhit.

Të ardhurat e kampionit portugez 38-vjeçar kapin shifrën 136 milionë dollarë, të cilat i lejojnë të paraprijë rivalin e tij të përjetshëm Messi, i cili gëzon 130 milionë dhe Mbappe me 120 milionë.

Menjëherë poshtë podiumit është superylli i NBA-së, LeBron James me 119.5 milionë, i cili lë pas boksierin Canelo Alvarez me 110 milionë dhe lojtarët e golfit Dustin Johnson (107 milionë) dhe Phil Mickelson (106 milionë).

Për të plotësuar top dhjetëshen janë dy basketbollistë të tjerë të NBA-së, Stephen Curry (100.4 milionë) dhe Kevin Durant (89.1) dhe mes tyre edhe ish-tenisti Roger Federer (95.1 milionë).

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy