Interi , ofertë Chelseas për Lukakun

Interi , ofertë Chelseas për Lukakun

Forma e shkëlqyer e Romelu Lukakut në sezonin e shkuar, i ka vënë në lëvizje drejtuesit e Interit në këtë merkato, të cilët synojnë blerjen e kartonit të sulmuesit. Belgu është në pronësi të Chelseat dhe sipas informacioneve të fundit zikaltërit kanë ofruar 30 milionë euro , i cili pretendohet edhe nga disa klube në Arabinë Saudite. Megjithatë , objektivi i 30 vjeçarit është qëndrimi në Europë dhe italianët do të insistojnë për të siguruar akordin me një ndër sulmuesit më të rrezikshëm në qarkullim. Mauricio Pochettino do ta thotë fjalën e fundit në lidhje me ‘’ Buallin ‘’ , shumë i rëndësishëm për Interin në ofensivë , skuadër e cila së fundmi transferoi me parametër zero Marcus Thuram në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ dhe duke ditur rëndësinë e Romelu Lukakut në 11-shen e Simone Inzaghit, do të tentojnë deri në ditën e fundit të merkatos për ta realizuar objektivin . Në sezonin e lënë pas ishi i West Bromwich Albion shënoi 14 gola pa harruar edhe 7 asistet në 37 sfida duke rezultuar deçiziv tek kjo skuadër e cila arriti deri në finalen e Champions Leagues.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy