
Shqipëria U-21, do të luajë dy ndeshje eliminatore të Europianit 2023, ndaj Anglisë dhe Kosovës. Për këto dy sfida të muajit qershor, trajneri Alban Bushi, ka bërë publike ditën e sotme edhe listën e lojtarëve.
Lista është e përbërë nga 22 lojtarë, ku tetë prej tyre aktivizohen në kampionatin shqiptar, ndërsa pjesa tjetër luajnë në kampionatet e huaja.
Ekipi kombëtar U-21 do të nisë grumbullimin më 31 maj në Durrës dhe pas rreth 6 ditësh, më datë 5 qershor skuadra do të udhëtojë drejt Anglisë për ndeshjen e datës 7 qershor. Gjashtë ditë më pas Kombëtarja U-21 do të luajë sfidën përmbyllëse të kualifikueseve në shtëpi, në stadiumin “Elbasan Arena”, më konkretisht më 13 qershor ndaj Kosovës, në orën 19:30.
Këto janë edhe dy ndeshjet e fundit të kësaj fushate eliminatore, ku Shqipëria është shortuar në Grupin G, së bashku me Anglinë, Republikën Çeke, Slloveninë, Andorrën dhe Kosovën. Aktualisht, ekipi i drejtuar nga Alban Bushi renditet në vendin e katërt, me 9 pikë të grumbulluara në tetë ndeshje të luajtura.
LISTA:



