
Prej dy vitesh Gabri Veiga po tregon edhe në Arabinë Saudite se është një lojtar shumë cilësor.
Në të shkuarën mesfushori spikati tek Celta Vigo, i cili vijon të jetë pjesë e planeve të Diego Simeones.
Numri një i stolit të Atletico Madridit e vlerëson 22 vjeçarin, i cili ka treguar se e ka kapacitetin për tu adaptuar me shpejtësi në çdo ekip dhe kampionat.
Momentalisht spanjolli përfaqëson Al-Ahlin por sigurisht dëshira e tij është rikthimi në Europë, natyrisht në një ligë kompetitive.
Pikërisht ‘’ Los Colchoneros ‘’ do të tentojnë të përfitojnë nga ky fakt, për ta rikthyer në kampionatin ku filloi të spikasë.

I ashtuquajturi ‘’ El Cholo ‘’ synon ti japë më freski repartit të mesfushës, i cili faktikisht ka patur luhatje të vazhdueshme në sezonin aktual.
Për më tepër argjentinasi e njeh këtë repart me tepër se kushdo tjetër, duke qenë se në të shkuarën u aktivizua edhe si futbollist.
Transferimi ose jo në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ i Gabri Veigas do të varet nga disa faktorë, duke filluar nga aspekti ekonomik.
Gjithashtu nxënësi i Matthias Jaissle mund të aktivizohet në disa pozicione të mesfushës dhe i jep një tjetër impakt lojës, për të cilin krerët e kryeqytetasve do të insistojnë deri në ditët e fundit të merkatos.
6 gola dhe 5 asiste në 34 sfida numëron talenti i lindur në Pontevedra, i cili shumë shpejt mund të rikthehet në një ndër kampionatet më të rëndësishëm të Europës.



