
Trajneri i PSG-së, Mauricio Pocchettino, është shprehur se shpreson që Kylian Mbappe të rinovojë kontratën e tij me klubin parisien.
Në lidhje me zërat për largim të mundshëm të sulmuesit francez, Pocchetino tha se është i bindur që Mbappe nuk do të preket nga thashethemet për nja largim.
"Nuk kam dyshim se Kylian nuk do të preket nga thashethemet. Parisi shpreson të rinovojë me të. Ai ka pjekuri të madhe pavarësisht se është vetëm 22 vjeç. Më pëlqen shumë ta kem atë në ekip. Nuk kam dyshim se ai do të sillet si profesionist. Ne mund ta ndryshojmë mendjen e tij dhe ta bëjmë atë të qëndrojë. Si trajner, shpresoj që ai të qëndrojë në ekip edhe për shumë vite të tjera ," tha trajneri argjentinas.
Sulmuesi francez e ka shfaqur hapur dëshirën për tu larguar, teksa në fund të sezonit i përfundon edhe kontrata dhe bisedimet për rinovimin e saj nuk janë në rrugën e duhur. Prej kohësh flitet mbi një kalim të mundshëm të Mbappe te Real Madrid, me këta të fundit që e ndjekin prej kohësh.



