
Duke filluar nga ora 15:00, do të luhet sfida mes Egnatias dhe Vllaznisë, e vlefshme për javën e 33-të në Superiore.
Kjo përballje vjen pak ditë pas asaj në Kupë, ku rrogozhinasit, siguruan finalen.
Ndaj Egnatias, do të bëjë debutimin në stolin e Vllaznisë, edhe trajneri Thomas Brdaric.
Ndeshja do të transmetohet në MCN TV, ndërsa janë zbuluar edhe formacionet zyrtare.
FORMACIONET ZYRTARE:
EGNATIA: Sherri; Fangaj, Malota, Dylis, Xhemajli; Aleksi, Zejnullai, Drame; Spahiu, Ibrahimoglu, Montenegro
VLLAZINA: Qarri; Smajli, Pusi, Juriç, Hakaj; Krymi, Alivoda, Boshnjaku, Sala; Mala, Balaj



