Starova: Manaj e pa Uzunin që ishte bosh, por nuk deshi t’ia pasonte topin për të shënuar

Starova: Manaj e pa Uzunin që ishte bosh, por nuk deshi t’ia pasonte topin për të shënuar

Sulejman Starova në rolin e specialistit të futbollit, u shpreh se incidenti i tifozëve ndaj lojtarëve të Polonisë në “Air Albania” ka bërë pis atë imazh që Shqipëria krijoi me ndeshje dhe rezultate të mira. Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Starova komentoi edhe ndeshjen e Kombëtares, ku u ndal te rasti i Manajt në minutën e 9-të, ku tha se sulmuesi e pa Uzunin që ishte bosh, por nuk deshi t’i pasonte.

“Incidenti i tifozëve na bëri pis. Pasi kishim tërhequr vëmendjen për rezultatet e mira, ky incident nuk duhej. La një shije të keqe për ne. Në Shqipëri kemi kohë që i kemi harruar këto. Unë kam qenë edhe në Kosovë trajner dhe nuk i kam parë këto. Nuk është më fenomen i joni, ka qenë para 15 viteve. Plisave nuk i ka ndodhur në Kosovë dhe i ndodh këtu. Në fund ishte Sczezny që provokoi dhe u hodhën shishe aty. E bëmë edhe për herë të dytë. Ne ramë viktimë e huliganëve polakë, që gjuajtën me stola nga lart. Provokatorë ishin polakët.

Për sa i përket ndeshjes, është një humbje që djeg, Polonia e meritoi fitoren. Më shumë më pëlqeu ndeshja që humbëm 4-1, sesa kjo e djeshmja. Manaj nëse do e kishte ndarë mendjen, t’ia jepte topin Uzunit dhe do të ishte gol. Ishte me dashje, Manaj e pa Uzunin që ishte bosh dhe nuk donte ta pasonte që ai të shënonte. Është rast egoizmi.”, përfundoi Starova.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy