Atletico nuk dorëzohet për Marc Cucurellan

Atletico nuk dorëzohet për Marc Cucurellan

    Duke qenë se është një kockë e fortë në Spanjë dhe në Europë  ku ka impresionuar me nivelin e treguar Atletico nuk dëshiron të mbetet prapa as në merkato .   ‘’ Los Rojiblancos ‘’ janë shumë të qartë se gjithçka sapo ka filluar dhe vijojnë punën  me të njëjtin  ritëm për sezonin vijues . Diego Simeone është një ndër strategët më të mirë në botë dhe kjo arsye evidenton se përzgjedhjet e tij do të analizohen  me detaje  .  Kryeqytetasit janë të ndërgjegjshëm se duhet të përmirësohen në disa aspekte thelbësore për të mos humbur  terren në vigjilie të sezonit të ri .

 Objektivi i rradhës për kampionët në fuqi të Primera Division është Marc Cucurrella .  Mbrojtësi 22 vjeçar është një ndër më të spikaturit tek Getafe dhe traineri argjentinas e kërkon me patjetër në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ .  Por  kjo histori është shoqëruar me një fakt interesant nga ana e presidentit të ‘’ Los Azulones ‘’  Angel Torres i cili gjatë një interviste për prestigjozen Marca e ka përgënjeshturar totalisht interesin e Atleticos :

“  Nuk ekziston asnjë kontakt me Atleticon për Marc Cucurrellan . Kemi patur oferta nga Anglia dhe Gjermania por jam në dijeni se nuk do  të largohet nga Getafe ‘’ , theksoi Angel Torres .  

 Në të kaluarën u konsiderua si një ndër talentët më premtues të akademisë së Barcelonës  por me ‘’ Los Cules ‘’ mundësitë ishin të reduktuara dhe u detyrua të merrte rrugën për në ‘’ Coliseum ‘’  , aty ku ka arritur të adaptohet  shumë mirë dhe ka ngjallur interesin e  skuadrave me emër. 

Marc Cucurella është shëndërruar në një peshë të rëndë në skemat e trainerit Michel  dhe gjatë sezonit e ka justifikuar besimin e tij me 39 ndeshje dhe 3 gola . Merkatoja verore do të rezultojë shumë intersante sepse mund të ndodhë gjithçka në lidhje me të ardhmen e talentit spanjoll .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy