Xhixho: Largimi i Shehit, lajm i keq për Tiranën

Xhixho: Largimi i Shehit, lajm i keq për Tiranën

Gazetari i sportit, Pano Xhixho, në emisionin “Skaner” në MCN TV, deklaroi se një largim i mundshëm i trajnerit Orges Shehi, do të ishte një lajm i keq për Tiranën.

Xhixho theksoi se ajo që trajneri ka bërë te bardheblutë këtë sezon, është e dukshme.  

Është një Tiranë që në fillim të sezonit largoi Çelhakën. Megjithatë dora e Orges Shehit është e dukshme, përjashto javët e para, kur nuk ishte përshtatur akoma. Fytyra e Tiranës dhe Partizanit të këtij sezoni, ishte pasqyra e derbit. Një Tiranë e qartë për objektivin, e fortë dhe godet kur duhet. Një Partizan i bukur, por që shfaq shumë oshilacione.

Nëse nuk rinovon Shehi me Tiranën, është një lajm shumë i keq për bardheblutë. Shehit i përfundon kontrata në fund të sezonit. Mendoj se Tirana do të rinovojë me Shehin. Si klub kanë treguar dashamirësi për të rinovuar me trajnerin. Nëse shikon vlerat e trajnerit, nuk mund ta lesh deri në fund pa rinovuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy