Shqipëria do të luajë një ndeshje miqësore me Spanjën të shtunën e 26 marsit. Kombëtarja kuqezi ka mbërritur ditën e sotme në Barcelonë, aty ku ka nisur menjëherë përgatitjet për sfidën ndaj iberikëve.
Të fundit të cilët i janë bashkuar grupit kanë qenë Armando Broja, Qazim Laçi, Marash Kumbulla dhe Herdi Prenga. Pasdreke, ekipi ka zhvilluar një seancë stërvitore në kompleksin “Royalverd Vall de Bas”, ku është vënë re dhe stërvitja e veçuar e disa lojtarëve pasi ata kanë qenë të aktivizuar ditët e fundit me ekipet e tyre përkatëse.
3 ditë më vonë, më 29 mars, kombëtarja kuqezi do të luajë një tjetër miqësore, këtë herë ndaj Gjeorgjisë në Shqipëri.



