Real Madridi, tjetër alternativë për mbrojtjen

Real Madridi, tjetër alternativë për mbrojtjen

 Tek Real Madridi vijojnë tratativat për tu përforcuar në repartin defensiv.

 Jose Mourinho konsideron se ekipi ende nuk është i kompletuar dhe e ka përqëndruar vëmëndjen tek merkatoja e janarit. 

‘’ The Special One ‘’ njihet si një trainer mjaft kërkues i cili është rikthyer pas shumë viteve në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ për të lënë gjurmë. 

Siç dihet Florentino Perez beson plotësisht tek aftësitë e luzitanit i cili mbetet një ndër më të mirët në këtë profesion. 

Dëmtimi i Raul Asencios sigurisht ka krijuar boshllëqe tek mbrojtja e kryeqytetasve dhe në listën e ishi-t të Chelseat tashmë është përfshirë Jarell Quansah. 

Sipas ‘ Bild ‘ anglezi po monitorohet me kujdes nga drejtuesit e ‘’ Los Blancos ‘’ i cili po zhvillon sezonin e dytë tek Bayer Leverkuseni.

 Një aspekt që spikat tek 23 vjeçari është adaptimi në disa pozicione, fakt që mund ti vijë në ndihmë ish fituesve të Champions Leagues në vijimësi. 

Edhe tek kombëtarja e ‘’ Tre Luanëve ‘’ ishi i Bristol Rovers është aktivizuar si titullar nga Thomas Tuchel, ç’ka do të thotë se është në rrugën e duhur. 

Në 2025-sën krerët e ‘’ Aspirinave ‘’ shpenzuan  rreth 35 milionë euro për shërbimet e tij dhe i firmosën kontratën deri në qershorin e 2030-tës. 

Gjatë verës drejtuesit e Arsenalit ofruan 65 milionë euro, shifër e cila u refuzua. 

Pretendimi i gjermanëve i arrin 70 milionë eurot duke patur parasysh performancat sidomos në sezonin aktual, i cili deri më tani numëron 6 sfida. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy