Paris St Germain, ofertë për Richard Rios

Paris St Germain, ofertë për Richard Rios

 Paraqitjet e mrekullueshme në Kupën e Amerikën, e kanë shëndërruar Richard Rios në objektivin e ekipeve të elitës.

Fillimisht ishte Manchester United dhe në orët e fundit në garë është futur Paris St Germain.

‘’ Les Pariziens ‘’ nën drejtimin e Luis Enriques po përforcohen në çdo pozicion, një ekip që aspiron fitimin e Champions Leagues.

Mesfushori është një referent si tek Palmeiras ashtu edhe tek Kolumbia e Nestor Lorenzos, me të cilën arriti deri në finalen e këtij kompeticioni shumë të rëndësishëm.

Sipas ‘ Antena 2 Deportes ‘, Nasser Al Khelaifi e ka hedhur hapin drejt një marrëveshjeje të mundshme, i cili ka ofruar 20 milionë euro për shërbimet e 24 vjeçarit.

Ndërkohë, drejtuesit e brazilianëve përballë këtij interesi do të tentojnë të përfitojnë maksimalisht, duke patur parasysh potencialin e sheikut nga Katari.

Ishi i Mazatlan e ka një shans që s’duhet humbur për të bërë një hap shumë deçiziv në karrierë, tek një ekip ku do të ketë një mundësi për të fituar trofe kolektivë dhe jo vetëm.

Talenti i Richard Rios është i padiskutueshëm dhe fakti se pretendohet nga një trainer si Luis Enrique konsiderohet një sukses për të.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy