Al- Hilal, superofertë për Kylian Mbappe

Al- Hilal, superofertë për Kylian Mbappe

 Kylian Mbappe është bërë përsëri protagonist në lidhje me merkatot. 

Francezi është një ndër më të mirët në botë dhe sigurisht interesi sa vjen edhe shtohet për shërbimet e tij.

 Presidenti i Al- Hilal Fahad bin Nafil ka ofruar së fundmi 350 milionë euro për ishi-n e Monacos, shoqëruar me një rrogë prej 300 milionë eurosh në sezon por e ka marrë shumë shpejt përgjigjen nga Florentino Perez. 

Natyrisht spanjolli e ka refuzuar duke qenë se ish kampioni i botës me kombëtaren e ‘’ Gjelave ‘’ është shumë i rëndësishëm në 11-shen e Xabi Alonsos.

 Përgjigjja e numrit një të ‘’ Galaktikëve ‘’ interpretohet si një besim absolut tek kapaciteti i Kylian Mbappes, një objektiv i dëshiruar ndër vite. 

Refuzimi i kësaj oferte thekson gjithashtu dëshirën e bomberit për të vijuar në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’, tek një ndër ekipet më të mirë të historisë së futbollit.

 Ambicja e tij lidhet me fitimin e çdo trofeu me ‘’ Los Merengues ‘’, me të cilët po zhvillon sezonin e dytë dhe statistikat flasin vetë, konkretisht 25 gola dhe 4 asiste në 20 sfida. 

Kurrsesi një ekipi si ‘’ Los Blancos ‘’ nuk i lejohet të bëjë një hap të tillë, pavarësisht ofertave marramendëse nga Arabia Saudite, të cilat për hir të së vërtetës ndër vite kanë bindur shumë yje të futbollit botëror për të lënë kontinentin e vjetër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy