Luis Enrique nuk është më trajner i Spanjës. Federata spanjolle, ka njoftuar ditën e sotme mbylljen e bashkëpunimit me 52-vjeçarin.
Pas dështimit në Kupën e Botës, ku u eliminuan nga Maroku, palët kanë vendosur të mbyllin bashkëpunimin mes tyre.
Drejtimi i Spanjës, tashmë i është besuar Luis de la Fuente. Ky i fundit ka drejtuar më parë Spanjën U-21 dhe i njeh mirë shumicën e lojtarëve, pasi kujtojmë se te spanjollët është hapur një cikël i ri, ku i kanë besuar lojtarëve të rinj në moshë.



