Lucas Beraldo, në dyshim qëndrimi tek Paris St Germain

Lucas Beraldo, në dyshim qëndrimi tek Paris St Germain

 Humbja e Paris St Germain në finalen e Botërorit të Klubeve kundër Chelseat i ka shërbyer Luis Enriques për ti vënë pikat mbi i, i cili tashmë e ka deklaruar emrin e një lojtari të padëshiruar.

Bëhet fjalë për Lucas Beraldon, i cili nuk bindi me lojë dhe ishte përgjegjës në tre golat e shënuar nga ‘’ Blutë e Londrës ‘’.

I ashtuquajturi ‘’ Lucho ‘’ nuk i toleron këto situata, edhe pse ka privilegjin e të drejtuarit ‘’ Les Pariziens ‘’, kampionë në fuqi të Champions Leagues.

Edhe pse cilësitë e 21 vjeçarit nuk mund të vihen në dyshim, presioni tek francezët është shumë i madh pasi është një ekip i ndërtuar për të fituar tituj të rëndësishëm dhe për të luajtur çdo finale të mundshme.

Referuar situatës së ndërlikuar të ishi-t të Sao Paolos në ‘’ Parque de Princes ‘’ disa klube kanë filluar ta shqyrtojnë mundësinë e transferimit të tij, i cili ka zhvilluar dy sezone me kuq e blutë.

Traineri Luis Enrique njihet si tejet kerkues dhe detajist, cilësi që e kanë shëndërruar në një ndër më të mirët në qarkullim dhe do të mbahet mend nga e gjithë tifozeria e Paris St Germain dhe drejtuesit për faktin e të qënit traineri me të cilin fitoi për herë të parë në histori kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy