
Të martën, është planifikuar të luhet ndeshja mes Turqisë dhe Italisë, dy kombëtare të eliminuara në “play off”, për një biletë në Botëror.
Kjo sfidë i është besuar katër arbitrave shqiptarë, për të vendosur drejtësi në fushën e lojës.
Kryesor do të jetë Enea Jorgji, i cili do të ndihmohet nga dy anësorët, Dojando Myftari dhe Ilir Tartaraj. Gjyqtar i katërt në këtë takim, do të jetë Juxhin Xhaja.



