Sfida me Lazion, Pioli: Objektivi i Milanit është që t’i shkojë Kupës deri në fund

Sfida me Lazion, Pioli: Objektivi i Milanit është që t’i shkojë Kupës deri në fund

Milani luan një sfidë shumë të rëndësishme ditën e nesërme, teksa sfidon Lazion në çerekfinalen e Kupës së Italisë. Në prag të kësaj sfide, para mediave ka dalë trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli.

Ky i fundit vlerësoi kundërshtarin, ndërsa tha se Milani do të kërkojë me ccdo kusht kualifikimin, pasi objektivi i skuadrës është që t’i shkojë deri në fund Kupës.

“Derbi mbetet satisfaksioni i një ndeshjeje të rëndësishme, por jemi të vetëdijshëm që rrugëtimi është shumë i gjatë. Kanë mbetur 15 ndeshje dhe 45 pikë janë shumë. Jemi në të njëjtin nivel me vitin e kaluar, por tani vlen vetëm ndeshja e nesërme, sepse si të gjitha ekipet e mëdha ne duam të arrijmë në fund të këtij kompeticioni.

Objektivi konkret është të eliminojmë Lazion nesër. Do të jetë një pengesë e vështirë, ata janë mirë dhe fituan një ndeshje të madhe të shtunën mbrëma në Firence. Jemi të përqendruar në ndeshjen e nesërme dhe më pas do të shohim hap pas hapi.

Reparti i sulmit është i nivelit më të lartë. Ne duhet të përpiqemi të mbyllim hapësirat dhe të krijojmë zgjidhje në sulm për të vënë në vështirësi kundërshtarët tanë. Stërvitja e pasdites do të jetë shumë e rëndësishme për të kuptuar kushtet, por në fushë do të dalë formacioni më i mirë i mundshëm.

Zlatan është një luan në një kafaz. Motivimi i tij është të ndihmojë ekipin në fushë. Ai nuk do të jetë atje nesër, do të shohim për ndeshjet e tjera.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy