Sfida me PSG-në, Terzic: Kaluam kundërshtarë të vështirë, duhet të kemi besim te forca jonë

Sfida me PSG-në, Terzic: Kaluam kundërshtarë të vështirë, duhet të kemi besim te forca jonë

Trajneri i Borussia Dortmund, Edin Terzic, foli në konferencë për shtyp, në prag të sfidës që skuadra e tij do të zhvilloje në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve, ndaj francezëve të PSG.

Terzic, deklaroi se kundërshtari është në kulmin e vet, ndërsa shtoi se ekipi i tij duhet të tregojë se është përforcuar nga përballja në grupe.

Nuk është e lehtë që të ndalosh PSG-në. Mendoj se çdo kundërshtar synon të ndalojë Mbappe-në, por kjo nuk funksionon gjithmonë. Ne duhet të përgatitemi për gjithçka. E mira është se tashmë kemi kaluar shumë. Ne erdhëm në këtë fazë duke kaluar disa kundërshtarë të vështirë, por ne duhet të kemi besim në forcën tonë.

Në fazën e grupeve, ne zhvilluam një lojë shumë të ndryshme kundër PSG-së në stadiumin tonë. Ishte një ndeshje shumë e hapur në të cilën ishim pak më afër fitores. Francezët aktualisht janë në kulmin e tyre dhe ne duhet të tregojmë të njëjtën performancë që treguam në atë kohë, ne jemi të sigurt se do të tregojmë se jemi përmirësuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy