
Suksesi në Serinë A e ka ndryshuar krejtësisht historinë e Napolit , ekip nga i cili duhet patur kujdes në të ardhmen .
‘’ Il Partenopei ‘’ sfiduan çdo kundërshtar duke i treguar se kishte ardhur koha për ta vendosur edhe njëherë emrin në librin e fituesve .
Mirëpo ecuria parashikohet e vështirë sepse ekipi i Luciano Spalletit duhet të tregojë në sezonin vijues se kjo arritje nuk ishte thjesht një rastësi dhe tanimë drejtuesit po mendojnë për prurjet e merkatos së verës.
Objektivat e rradhës së trainerit italian aktivizohen në La Liga dhe një ndër to është Yeremi Pino, mesfushori i Villarealit.
Spanjolli pati shansin të debutojë edhe në Botërorin e Katarit me ‘’ La Furia Rojan ‘’ dhe në të kaluarën fitoi Europa Leaguen me të ashtuquajturën ‘’ Nëndetësen e Verdhë ‘’.
Kontrata e 20 vjeçarit me ekipin nga Castellon përfundon në 2027-tën dhe klauzola e prishjes së saj arrin 80 milionë eurot, pa harruar rëndësinë e tij në skemat e Quique Setien , fakte që e vështirësojnë largimin nga ‘’ La Ceramica ‘’.
Opsioni i dytë është Gabri Veiga , ndër më të mirët e Celta Vigos në këtë sezon , kontrata e të cilit me bardhekaltërit përfundon në 2024-tën. Duhet theksuar se vlera e prishjes së saj është vetëm 15 milionë euro, shifër e përballueshme nga kampionët në fuqi të Scudettos.
Sezoni i shkëlqyer shërben edhe si një leksion për skuadrën e Napolit dhe drejtuesit e ‘’ Azurrëve ‘’ , të cilët duhet të jenë të përqëndruar maksimalisht në periudhën e transferimeve , për të mos humbur terren në sezonin vijues pasi për këtë arritje napoletanët kanë pritur 32 vite.



