Bernardechi në radarët e Milanit

Bernardechi në radarët e Milanit

 Spastrimet e Juventusit në vigjilie të sezonit të ri orët e fundit e kanë përqëndruar vëmëndjen tek Federico Bernardeschi .   Mundësitë e shumta për të triumfuar me ‘’ Zonjën e Vjetër ‘’ janë shpërdoruar nga 27 vjecari i cili u transferua nga Fiorentina në ‘’ Allianz Stadium ‘’ në  vitin 2017 për shifrën e  40 milionë eurove .  Kërkesat e llogarisë nuk janë përballuar ashtu siç duhet nga mesfushori  për të cilin  parashikohet se gjërat nuk do të shkojnë aq keq sepse Milani është hedhur në luftë për ta transferuar në ‘’ San Siro ‘’ gjatë merkatos së verës. Aksionet e  ndërmarra nga drejtuesit kuqezinj me në krye  Stefano Piolin po vijojnë me ritmet e duhura   dhe në rastin konkret  Federico Bernardeschi do të rezultonte  një element shumë efikas  brenda organikës së gjigandëve të Serisë A  .

Roli dytësor që ka patur lojtari nga Firence tek Juventusi duket se e ka mbushur kupën dhe pritet që kjo situatë të marrë fund me hapjen e merkatos së verës .  Një avantazh i madh për ta transferuar në Milano këtë lojtar do të jetë fakti se mund të aktivizohet në shumë pozicione  dhe do ti krijonte variante të pafundme Stefano Piolit për të demostruar më tepër kualitet në fushë  dhe sidomos  do ti shërbente  progresit të shumëpritur në kampin kuqezi siç është përfaqësimi dinjitoz në Champions League , kompeticion që pavarësisht se kanë demostruar luhatje të vazhdueshme gjatë sezoneve të fundit mbeten ekspertë absolutë të tij për arsye se numërojnë 7 tituj kampionë . 

Rikthimi i Brahim Diaz në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ dhe largimi i konfirmuar i Samu Castillejos në fundin e sezonit i ka bërë gjigandët e Scudettos ti hedhin sytë tek ky variant i cili në plan të parë vlerësohet si  shumë interesant sepse Federico Bernardeschi karakterizohet si një lojtar shumë punëtor dhe efektiv dhe do të përshtatej  shpejt në Milano .  Ky sezon me bardhezinjtë i ka dhënë mundësinë të tregojë vlerat e tij në fushë në 36 ndeshje në të cilat ka lënë për të dëshiruar dhe numëron vetëm 3 asiste për shokët e tij .

 

            

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy