Milot Rashica do të vazhdojë të jetë pjesë e Norwich edhe në sezonin e ardhshëm, ndonëse skuadra u rrëzua nga Premier League.
Sulmuesi i Kosovës, do të luajë në Championship dhe këtë e ka konfirmuar vetë trajneri i Norwich, Dean Smith.
Ky i fundit në një deklaratë të dhënë për mediat, është shprehur se Rashica është bashkuar me skuadrën dhe është i motivuar për të luajtur në Championship.
Miloti është rikthyer me një qëndrim të pabesueshëm. Ai duket në formë që nuk e kam parë më parë. Rashica është plotësisht i përkushtuar ndaj Norwichit në Championship.



