
Mario Balotelli, pritet të vazhdojë karrierën në Zvicër për sezonin e ardhshëm. Thuhet se sulmuesi italian, është në bisedime me klubin e Sion.
Presidenti i këtyre të fundit, Christian Konstantin, ka konfirmuar negociatat me lojtarin në një intervistë të dhënë së fundmi.
Po, ne kemi qenë duke negociuar transferimin e Mario Balotellit në javët e fundit. Deri më sot, nuk mund të vlerësoj shanset e këtij transferimi. Ne donim t’i ruanim negociatat sekrete, por informacioni duket se ka rrjedhur në Itali.



