U akuzua për sulm seksual, Nike prish kontratën me Neymar

U akuzua për sulm seksual, Nike prish kontratën me Neymar

Nike ka prishur kontratën me Neymar, pasi ylli brazilian i Paris Sain Germain refuzoi të bashkëpunojë në hetimet e markës për sulm seksual ndaj një punonjëseje.

Lajmi u bë i ditur nga vetë marka e njohur. E cila në një deklaratë tha:  

Nike përfundoi partneritetin e saj me atletin sepse ai refuzoi të bashkëpunojë në një hetim për sulm seksual ndaj një punonjëseje tonën.

Kjo i dha shpjegim ndërprerjes së bashkëpunimit mes Nike dhe Neymar në gusht të 2020, kur ndërkohë kishin mbetur edhe 8 vite nga skadimi i kontratës.

Sipas raportimeve të Wall Street Jornual, punonjësja akuzon Neymar se në vitin 2016 ai e detyroi atë të bëjë seks oral në një dhomë hoteli në New York.

Por këto akuza të punonjëses janë mohuar nga zëdhënësi i futbollistit i cili tha se Neymar do të mbrojë fort veten nga këto sulme të pabaza. Ndërsa më tej ai shtoi se kontrata mes Nike dhe Neymar u prish vetëm për arsye komerciale dhe asgjë tjetër.

Burimi: ANSA Përshtati: MCNtv.al

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy