Fanella historike nga karriera e basketbollistit Michael Jordan, Colin Kaepernick dhe ish-Presidentit të SHBA Barack Obama vendosën rekorde shitjesh në një ankand të gjërave sportive këtë javë, thanë të përfaqësues të kompanisë se ankandeve ”Julien’s Auctions”, raporton Reuters.
Një fanellë e veshur nga ish-ylli i basketbollit, Michael Jordan mblodhi një shifër rekord prej 320 000 dollarë në një ankand në Beverly Hills, deklaroi kompania që organizoi shitjen.
Sipas ”Julien’s Auctions”, shitja vendosi një rekord botëror të ankandit për një fanellë të Michael Jordan.
Artikulli në fjalë ishte një fanellë e ”Chicago Bulls”.
Shitja e një fanelle basketbolli ditën e shkollës të ish-presidentit i SHBA Barack Obama ishte një tjetër moment i rëndësishëm i ankandit të më shumë se 500 artikujve sportivë.
Në sezonin 1979, fanella e bardhë dhe blu e ekipit të basketbollit Haëaii në shkollën e mesme ”Punahou” mblodhi 192 000 dollarë. Thuhej se ishte një rekord botëror për shitjen e një fanelle të shkollës së mesme në ankand.
Një fanellë e yllit të basketbollit Kobe Bryant, i cili vdiq në një aksident në janar, u shit 38 000 dollarë.



