Qytetar nderi i Firences per Gabriel Omar Batistuta: propozimi eshte pranuar dhe do te konfirmohet nga keshilli komunal, sic kishte kerkuar kryetari i bashkise, Dario Nardella.
“Batistuta, tha ai, nuk eshte vetem futbollist i madh, por ai eshte flamuri i vertete Firences dhe Fiorentina, qe ai i ka dashur dhe vazhdon t’i doje edhe si ambasador ne bote”. Keshtu eshte shprehur kryetari i bashkise, duke bere te ditur se ceremonia per dhenien e ketij titulli do te zhvillohet ne 3 tetor ne Palazzo Vecchio.
Batistuta, theksoi ai, ka mbajtur per nente vjet, nga 1991 deri ne 2000, fanellen e Fiorentines, duke fituar nje Kupe te Italise dhe nje Superkupe. Ai ka luajtur 332 ndeshje ne kampionate dhe kupa, duke shenuar 207 gola. Ai ka qene shenuesi me i mire ne historine e Fiorentines ne Serine A.



