
Në kontinentin e vjetër do të zhvillohet një duel shumë i ashpër për Rodrygo Goes.
Braziliani prej kohësh nuk e ka të sigurtë qëndrimin tek Real Madridi për arsye të prezencës së Kylian Mbappes.
Pikërisht në Premier League Liverpooli dhe Manchester City do të luajnë përsëri një supersfidë, për një ndër më determinantët tek ‘’ Galaktikët ‘’ në sezonet e fundit.
Ulje-ngritjet e vazhdueshme në një ekip të mbushur me yje të nivelit botëror sigurisht konsiderohen normale por mund t’ia vënë shumë shpejt pikën eksperiencës tek kryeqytetasit.
Si presidenca e ‘’ Të Kuqve ‘’ ashtu edhe ajo e ‘’ Qytetarëve ‘’ janë të gatshme të investojnë një shifër të konsiderueshme për 23 vjeçarin, transferimi i të cilit pa dyshim do të rezultonte një ndër më të bujshmit e merkatos vijuese.
Megjithatë, akoma është ende herët për të dhënë një verdikt më të qartë, duke qenë se historia për Rodrygo Goes tek Real Madridi mund të ndryshojë me kalimin e sfidave sepse është një sulmues shumë cilësor.



