Tahiri: Xhixha u zhvillua me etapa. Investimi te infrastruktura dhe trajnerët nxjerrin talente

Tahiri: Xhixha u zhvillua me etapa. Investimi te infrastruktura dhe trajnerët nxjerrin talente

Ermal Tahiri, ish-futbollist, foli në emisionin “Skaner” në MCN TV, për shitjet e fundit nga kampionatit shqiptar, Xhixha, Skuka dhe Simoni.

Tahiri deklaroi se Xhixha kaloi disa etapa, për të mbërritur deri këtu. Sipas tij, klubet duhet të investojnë te infrastruktura, siç bëri Partizani, sepse kjo së bashku me trajnerët e mirë, nxjerrin talente.

Që të arrish ekipin kombëtar, duhet të kalosh disa faza. Ato që i kanë kaluar të gjithë këta tani. Laçi mori Xhixhën, e përpunoi dhe e humbi, është problem tjetër. Si zhvillim, u zhvillua me etapa. Shkolla ka një procedurë tjetër. Partizani tani mund ta bëjë tani me kushtet që ka. Të gjithë trajnerët më të mirë, duhet të kalojnë te moshat. Nëse kjo bëhet, do kemi më shumë cilësi tek të rinjtë.

Unë e kam thënë në 2013. Të gjitha klubet paguajnë lekë aq shumë dhe nuk prodhojnë nga ekipet e tyre zinxhir, që është më kryesorja. Nuk mund të mbash shumë, por mund të bësh një investim të infrastruktura, siç bëri Partizani. Tani e mbrapa do e shikoni Partizanin sesa lojtarë do nxjerrë dhe sa kulturë do kenë lojtarët. Në momentin që nuk ke infrastrukturë dhe trajnerë të mirë, nuk ke për tu rritur. Buxhelaj e mori vendin, Hadroj po ashtu.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy