Juventus mendon për Icardin

Juventus mendon për Icardin

Eksperienca e Mauro Icardit në Paris St Germain nuk po shkon ashtu siç duhet.  Pas skandalit të përjetuar me bashkëshorten dhe njëkohësisht agjenten e tij Wanda Nara , e ardhmja në ‘’ Parque De Prince ‘’ është vënë në dyshim .

Megjithatë kjo situatë nuk e ka shqetësuar aspak Juventusin që prej vitesh ëndërron veshjen me bluzën bardhezi të argjentinasit për të cilin do të ishte një ripërshëndetje me kampionatin që i ka prodhuar aq shumë sadisfaksione në të kaluarën .

Analizat e shumta të bëra nga Massimiliano Allegri , trainer që pak e nga pak po e ndihmon ‘’ Zonjën e Vjetër ‘’ të fitojë ritmin e humbur e kanë drejtuar nga 28 vjeçari.  Një aspekt shumë i rëndësishëm që s’duhet anashkaluar është njohja e shkëlqyer e Mauro Icardit për Serinë A që mund ta ndihmojë nëse   do të veshë  fanellën e torinezëve .

Por kjo histori me siguri do të prodhonte prapaskena  sepse reagimi i zikaltërve ndoshta do të jetë i paevitueshëm sepse do të perceptohej si një tradhëti nga drejtuesit e italianëve .

 Përtej polemikave që mund të jenë prezente  në të ardhmen të cilat njëkohësisht janë të natyrshme në botën e futbollit , nëse  analizojmë eksperiencat e Mauro Icardit , Seria A mbetet një frymëzim  për të pasi nëse i referohemi  atyre me Sampdorian dhe Interin  ka arritur shifrën e 135 golave në 252 ndeshje , statistika që reflektojnë se është një bomber absolut  .

11 ndeshjet e para me ‘’ Les Pariziens ‘’ kanë rezultuar me 3 gola për Mauro Icardin , shumë larg atyre statistikave të arritura me  skuadrën nga Milano. 

Tashmë dera për nxënësin e Mauricio Pochettinos është rihapur përsëri dhe duhet pritur vendimi i argjentinasit për destinacionin e  rradhës .

 

                

 

 

 

    

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy